Asselborn: Serbia do jetë e detyruar të njohë Kosovën


Zëvendëskryeminisri dhe Ministri i jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn mendon se herët apo vonë Serbia do të detyrohet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Asselborn u ka thënë mediave serbe se dialogu është mënyra e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.


“Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të vazhdojë. Dialogu dhe negociatat janë rruga e vetme që do të çojë në normalizimin e marrëdhënieve, si dhe për të stabilizuar rajonin në tërësi, dhe Serbia do të duhet të njohë pavarësinë e Kosovës” ka thënë Ministri.

Vazhdimi i dialogut jam i bindur që është në interes të Serbisë për tu integruar në Bashkimin Evropian tha Asselborn.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.