Gazeta "Standard" ka botuar nje eko te bebit te kengetares Ciljeta e cila kohe me pare na surprizoi me shtatzenine e saj. Besoni apo jo, bebi ne kete eko ka te ngritur dy gishta larte dhe menjehere u be lajm: "Eshte demokrat, eshte demokrat!".
Mesiguri, demokratet duhet te jene te lumtur, qe ne koherat e sotme moderne te shkences dhe teknologjise, mund te dine menjehere nese kane fituar apo humbur nje ithtar, qysh heret pa lindur ende bebi. Fundja, nuk eshte edhe per t'u cuditur pasi mamaja Ciljeta ka kohe qe eshte e aktivizuar ne radhet e Partise Demokratike.
Por, megjithate duhet pritur derisa bebi te linde e te rritet te mesojme nese ky ishte vetem nje blof i tij, nje "premtim parazgjedhor", apo e kishte njemend. Nje gje e dime, te pakten, qe fotoja e tij do radhitet ne listen boterore te atyre ekove te pazakonte, u be apo nuk u be demokrat.
Mamaja Ciljeta eshte e angazhuar ne xhirime te nje filmi ne Itali, por kesaj radhe e ka me te lehte, pasi nuk ka nevoje te shtiret si shtatzene.
0 commenti:
Posta un commento