Aktivistët sirianë thonë se sulmet ajrore qeveritare në zonat rebele në veri të vendit kanë lënë të vrarë të paktën 20 persona.
Ata thonë se sulmet kanë ndodhur mëngjesin e sotëm dhe kanë goditur katër qyteza në provincat e Idlibit dhe Aleppos.
Ndërkohë, i dërguari ndërkombëtar i paqes, Lakhdar Braimi tha sot se një armëpushim i përkohëshëm, për të cilin ai i ka bërë thirrje Sirisë, mund të ndikonte në formimin e bazës për një pajtim të vërtetë në vend.
Braimi i shfaqi sërish shqetësimet e tij se nëse kriza në Siri vazhdon edhe më tutje, do të ndikojë në gjithë rajonin.
Më herët gjatë ditës, Komisionerja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Navi Pillaj, duke folur në Gjenevë, paralajmëroi se situata në Siri ta kujton luftën në Bosnjë dhe u bëri thirrje fuqive botërore që të bashkohen në përpjekje për ta ndalur gjakderdhjen.
0 commenti:
Posta un commento