Daçiç: Raportet Serbi-BE, në nivelet më të mira


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se raportet e Serbisë me BE-në nuk kanë qenë kurrë më të mira, pasi siç ka thënë, “nuk dëshirojmë ta gënjejmë njëri-tjetrin”.

“Më herët e kemi pasur rastin, kur paradite kemi gënjyer BE-në, pasdite partnerët tanë të lindjes, e në mbrëmje vetveten. Nuk dëshirojmë të gënjejmë, nuk kemi se për çka të gënjejmë, dhe do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të afrohet dhe të hyjë në BE-“, ka thënë Daçiç në Samitin Ekonomik të Serbisë, që u zhvillua në Beograd.

Ai ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka është e mundur që BE të mos paraqesë kushte të cilat Beogradi nuk mund t`i përmbushë.

Komisioni Evropian tashmë ka vendosur normalizimin e raporteve me Kosovën si ndër kushtet kryesore në nisjen e negociatave të Serbisë për anëtarësim në BE.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.