Ditë më parë në programin atraktiv “Mix-Max’ në rubrikën ‘Paparazzi” ishte parë ajo së bashku me një model të njohur shqiptar dhe dukeshin sikur po putheshin.
Ndërsa ne u interesuam të dinim se cila është e vërteta, ajo ka treguar për ne se “David është një mik shumë i ngushtë i imi, dhe se ai nuk është i dashuri im, ai më ka puthur në faqe e jo në buzë”.
Malbora sapo ka realizuar disa foto shumë të bukura nën kamerën e fotografit Idajet Bogdani dhe me një fustan të bukur nga Elida Shehu.
Por jo vetëm kaq producentja e zonja ka shumë plane që do të vijnë një e nga një për spektaklet dhe eventet e vecantë që din ti realizojë vetëm ajo. Ndërsa për të gjithë ju djem, e mësuat tashmë se Malbora është ende single.
0 commenti:
Posta un commento