Greqia ka pranuar te nenshkruaje marrëveshjen me kreditoret e saj nderkombetare mbi disa masa te reja mbi kursimet, te nevojshme per te leshuar fonde te fresketa te shpetimit. Parlamenti pritej te votonte mbi kete pakete si dhe mbi nje buxhet te ri te rishikuar diten e sotme, por kjo gje u shty per javen e ardhshme.
Kryeministri Grek, Antonis Samaras deklaroi sen nese kjo marrveshje miratohet dhe buxheti ne fjale votohet, vendi do qendroje ne euro dhe do dale nga kriza. Nese ky propozim kalon atehere shteti grek do detyrohet te ndermarre rreth 13.5 bilion euro shkurtime ne shpenzime.
Detaje mbi shkurtimet ne buxhet mbeten akoma te panjohura per mediat, por Samaras po kerkon te mbledhe forcat e duhura per te arritur privatizimin e sektoreve publik. Por nderkohe eshte verejtur ngurim nga ana e anetarve te koalicionit qeverises prej tre partish, dhe kjo vonese ne votimin e kesaj pakete i jep Samaras me shume kohe ne dispozicion per te arritur marrveshjen e duhur.
Atij i eshte bere e ditur se Greqise do ti mungojne fondet e nevojshme nese gjate muajit te ardhshem nuk i leshohet fondi i shpetimit prej 31.2 bilion eurosh nga ana e fondit te shpetimit te mbledhur nga BE dhe FMN.
Nga ana e tij Kryeministri ka deklaruar se po ben te pamunduren dhe te gjithe kohen e tij ne dispozicion po e konsumon ne arritjen e nje konsesusi ne parlament. “Problemi nuk qendron nese ne pranojme kete apo ate mase” – ka thene ai, ” por ne te kundert, ajo cka ne do bejme nese asnje marrveshje nuk arrihet dhe vendi degradon ne kaos, eshte shqetesimi me i madh”.
Por kete nismen per te pranuar marrveshjen e ka hedhur poshte nje parti e koalicionit, demokratet e majte, te cilet kane refuzuar te pranojne zbatimin e shkurtimeve.
Share
& Comment
Tweet