Liga e regjionale ku do të garojnë Shkëndija e Tetovës, Buduqnosti i Podgoricës dhe dy skuadrat Shqiptare Studenti dhe Teuta do të starton me 23 Nëntor në turnirin parë që do të organizohet në Tiranë
Me 23 Nëntor kaër skuadra startonë me ligën regjionale
Shaban Sinani
Shkëndija e Tetovës, Teuta e Durrësit, Studenti i Tiranës dhe Buduqnosti i Podgoricës janë katër ekipet të cilat do të garojnë në ligën regjionale që pritet të fillon me datën 23 nëntor. Ndeshjet e xhiros së parë do të startojnë në turnirin që do të mbahet në Tiranë . Këtë për Yllpress e pohoi trajneri i ekipit Shkëndija, Durim Luma “Po tani më është e sigurt se liga regjionale fillimisht do të starton me katër ekipe dhe atë Teuta dhe Studenti i Tiranës, Buduqnosti i Podgoricës dhe Shkëndija. Ndeshjet e turnirit të parë do të zhvillohen në Tiranë, që më pas të vazhdojnë në Podgoricë, Tetovë dhe në Durrës” tha ai.
Fillimisht për idenë e ligës regjionale parashiheshin të garojnë tetë skuadra nga Maqedonia, Shqipëria, Mali Zi dhe Bosnja e Hercegovina, të ndara në dy grupe mirëpo ekipet e Bosnjës kanë hequr dorë nga kjo ligë dhe tani kanë mbetur vetëm katër ekipe dy nga Shqipëria, një nga Mali Zi dhe një nga Maqedonia.
Krijimi i ligës regjionale është një hapë shumë i rëndësishëm për zhvillimin e volejbollit në regjion e në veçanti për volejbollin e Maqedonisë nga se mungojnë loja të karakterit ndërkombëtar. Një hapë i tillë me krijimin e një lige regjionale e cila do përbëhet nga klubet me te suksesshme të vendeve të regjionit siç parashihet ato të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit Zi do ishte një interes i përbashkët për ngritjen e cilësisë së volejbollit në regjion.
Share
& Comment
Tweet