Reforma në drejtësi, Nishani takon krerët e institucioneve


Kreu i shtetit Bujar Nishani ka thirrur nesër një tryezë të rrumbullakët me një serë drejtuesish të institucioneve kryesore, pjesë përbërëse të sistemit të drejtësisë.

Siç njofton zyra e shtypit e Presidencës, në këtë tryezë do të diskutohet mbi reformën në sistemin gjyqësor, si dhe mbi sfidat që burojnë nga rekomandimet në Raport Progresin e BE-së për Shqipërinë për vitin 2012.

Javën e kaluar Presidenti Nishani zhvilloi takime të veçanta konsultuese me përfaqësuesit e partive politike parlamentare, për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme.

Gjatë këtij takimi u hodh në tryezë data 23 qershor, si më e përshtatshmja për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.
Në një intervistë për “Ora News”, presidenti Nishani u shpreh se së shpejti do të dekretojë datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.

Ndërkohë, kreu i shtetit Bujar Nishani do të zhvillojë një takim në orën 12:30 me Komandantin e Flotës Britanike Admiral Zambelias ndërsa në orën 14:30 do të takohet më ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.