Mbledhja e radhës e grupit parlamentar të PS në Vlorë


Mbledhja e radhës  e grupit parlamentar të Partisë Socialiste do të zhvillohet në Vlorë. Kjo  është vendosur sot në mbledhjen e grupit.
Më herët, kryetari i PS-së Edi Rama  i ka bërë apel kryeministrit Berisha të rinegociojë marrëveshjen për ujërat detare me palën greke.
Duke folur në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama theksoi se duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë konflikti i hapur mes dy vendeve tona.
“I bëj apel kryeministri që të bëjë gjithçka që i takon në respekt të historisë dhe të kushtetutës për ta rinegociuar dhe për ta mbyllur këtë burim konflikti që mund të bëhet pengesë për ardhmërinë e dy vendeve tona dhe dy popujve që meritojnë të zhvillohen. Rinegocimi duhet të bëhet duke u bazuar në domosdoshmëri që mes dy vendeve të ketë harmoni dhe bashkëpunim dhe një këndërvështrim të përbashkët për rajonin” tha Rama.
Kryetari i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverinë se nuk ka vision për të festuar 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
“Është për të na ardhur zor që të gjithëve që edhe në këtë rast Shqipëria tregon se sa të vjetra janë konceptet dhe sa të varfëra janë shijet e saj. Kryeministri nxjerr nga goja një lum broçkullash, kthen përmbys të vërtetat historike, lartëson figura gjysmë të zeza të historisë sonë dhe kjo ndodh ngaqë Shqipëria ka sot qeverinë që nuk e meriton, kremtimi larg asaj që meritojmë”, tha Rama.
Kryesocialisti Rama ka bërë publike edhe nismën e PS-së “ ngri një flamur” me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.
“Nisma do të fillojë të aktivizohet të hëhën e ardhshme dhe ne do të ftojmë të gjithë ata që kanë një ëndërr për Shqipërinë e nesërme, që kanë një ëndërr për familjen e tyre në raport me atdheun tonë të përbashkët që të bëhen pjesë e kasë nisme. Kjo është një nismë që ne do ta kurorëzojmë në Vlorë në 28 nëntor duke mbledhur së bashku 100 ëndërrat më domethënëse, dhe do të ftojmë 100 të rinjë të cilët duan ti ndjamë me ne ëndërrat e të nesërmes” tha Rama.
Ndërsa kreu i  bashkisë së Vlorës Shpërtim Gjika ndërsa i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të pranishën në Vlorë për të festuar 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ka akuzuar kryeministrin se ka shkelur protokollin e shtetit, miratuar që në 2004.
“Për protokollin e shtetit flet presidenti i vendit dhe kryeministri është i ftuar. Ku është i pari i shtetit?. Kush të vijë nga qeveria në 27 nëntor të marrë bukë me vete, dreka zyrtare do jetë më 28 dhe të gjitha ceremonitë do jenë në 28″ tha Gjika.
Ai gjithashtu ka akuzuar qeverinë se nuk ka dhënë fonde për  bashkinë e Vlorës.
“Buxheti i bashkisë praktikisht është zero për shkak të një akti normativ.Unë deklaroj këtu se interesi dhe dëshira e qeverisë nuk ka për tu realizuar. Unë do t`i jap një lajm të hidhur Sali Berisha duke i thënë se investimet publike do të realizohen në Vlorë. Ky është një lajm i keq për të por një lajm i mirë për të gjithë qytetarët” tha Gjika.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.