Ka nisur procesi gjyqësor në Gjykatën e Durrësit, ku do të jepet masa e sigurisë për të dyshuarin si autor i vrasjes së 18-vjecares, Ajshe Vata. Togat e zeza pritet të japin masën e sigurisë “arrest në burg” për vetë faktin që 80-vjeçari Shaban Norja ka pranuar në polici autorësinë e vrasjes makabër të 18-vjeçares.
Ngjarja e rëndë u shënua disa ditë më parë në fshatin Xhafzotaj të Durrësit ku Aishe Vata u gjet e vrarë dhe pa kokë. Pas hetimeve, policia arriti të prangos është autorin e vrasjes, 80-vjeçarin Shaban Norja i cili pranoi krimin dhe tregoi edhe vendin ku e kishte fshehur kokën e 18-vjeçares.
Historia shkon edhe më tej në tragjiken e saj pasi 80-vjeçari nuk është vetëm autori i krimit por është edhe njeriu që mendohet se e ka dhunuar seksualisht vajzën prej 4 vitesh në një moshë të mitur.
Madje tmerri vjen e shtohet kur analizat e ADN-së kanë nxjerrë në pah se fëmija 11 javëshe që priste 18-vjeçarja isht fryt i dhunimit seksual të autorit 4 herë më të vjetër se ajo.
Ndërkohë policia ka zbukuar dje edhe armën me të cilën 80-vjeçari Shaban Norja ka masakruar 18 vjeçaren Aishe Vata duke ia shtuar edhe më tej horrorin e kësaj ngjarje.
0 commenti:
Posta un commento