Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe rivali i tij në zgjedhjet e nëntorit, Mitt Romney, kanë bërë një sërë shakash në llogari të tyre, gjatë një takimi për bamirësi.
Në mbrëmjen e organizuar nga Dioqeza Katolike e Nju Jorkut, Obama ka thënë se performanca e tij në debatin e parë presidencial, e cila është vlerësuar si mjaft e dobët, ka qenë një “sy gjumë” për t`u përgatitur për paraqitjen e dytë.
Romney, në anën tjetër, është tallur me pasurinë e tij. Duke iu referuar besimit të tij mormon, Romney ka thënë se është përgatitur për debatet presidenciale “duke mos pirë alkool për 65 vjet”.
Obama dhe Romney kanë mbajtur deri më tash dy debate presidenciale. I treti dhe i fundit është paraparë për 22 tetor.
Sondazhet e opinionit kanë treguar për një garë të ngushtë ndërmjet tyre.
Share
& Comment
Tweet