Oketa: Integrimi s`kalon nga Fieri, të zbatohet vendimi i gjykatës


Qarku i Fierit nuk duhet të kushtëzoje integrimin e vendit. Kështu ka deklaruar nismëtari i Frymës së Re Demokratike dhe deputet i PD-së, Gazmend Oketa. Për RTV Ora News, në intervistën e lajmeve të orës 20:00, Oketa deklaroi se këto dy cështje nuk duhet të kushtëzojnë njëra-tjetrën, ndërsa shtoi se cështja e Fierit ka një vendim gjykate lidhur me të, për të cilin nevojitet vetëm zbatimi i saj.


“Nuk mund të flasim me nota nënvlerësuese për qarkun e Fierit, por është një pretekst që s`kishte pse të dilte tani. Rekomandimet ndodhen në tryezë prej tre vitesh. Qarku i fierit është një cështje tjetër, s`ka pse bëhen negociata dhe debate për një cështje që ka një vendim gjykate. Gjithmonë në raste kyce dalin situata që e mjegullojnë dhe tërheqin vëmendjen nga cështjet kryesore”-vlerësoi ai.


Dhe pse `ska preferuar të vërë gishtin apo të vecojë fajtorin e vonesave në procesin integrues të vendit, Oketa ka një emërues për përgjegjësin, “klasa e vjetër politike”. Është pikërisht kjo klasë politike, që në opinionin e Oketës coi dhe në marrjen e një gjysëm statusi, të kushtëzuar me 3 prioritete që kanë tre vjet që ndodhen në tryezën e politikës shqiptare. Nisur nga kjo, ai thekson se FRD ndryshon në filozofinë e saj, është një forcë pozitiviste, që për asnjë rast nuk do të bëjë pazare politike për interesa të ngushta të saj, duke nëpërkëmbur interesat madhore të qytetarëve shqiptarë.


“Është dështim i politikës shqiptare, kishim të gjithë kohën e mjaftueshme për përmbushjen e 12 rekomandimeve për marrjen e statusit. Rekomandimet janë prej 3 vitesh në tryezën e politikës shqiptare, edhe ato që janë plotësuar ka ndodhur për shkak të presionit ndërkombëtar. Marrja e statusit të kushtëzuar është edhe një herë tjetër, një mbështetje që BE i jep qytetarëve shqiptarë. Fakti që ky integrim vonohet con në përfundimin që klasa politike shqiptare vazhdon të përdorë edhe cështjen e integrimit për beteja personale politike mes dy partive kryesore. Ne e kemi deklaruar që me zyrtarizimin e FRD që do jemi një forcë pozitiviste. Në asnjë moment s`do bëhemi faktor pengues për procese që sjellin përfitime për qytetarët shqiptarë. Filozofia e FRD do të jetë kjo, një forcë pozitiviste që për asnjë rast s`do bëjë pazare politike për interesa të ngushta të saj, do jemi të fokusuar në cështje madhore të vendit, sic është integrimi për të afruar sa më shumë integrimin e Shqipërisë në BE”- tha nismëtari i FRD-së.


Gazmend Oketa ripërsëriti dhe njëherë se FRD nuk do të jetë pjesë e koalicioneve as të PD e as të PS, pasi në gjykimin e tij të dyja këto forca janë një kopje e njëra-tjetrës si në format drejtuese brenda parties, ashtu dhe në modelin e qeverisjes. Megjithatë edhe përballë armiqësisë përkundrejt lidershipit të PD, Oketa nuk ndjen pishmanllëk lidhur me kontributin e dhënë në partinë e djathtë më të madhe në vend.


“Ne do strukturojmë sic duhet FRD, të dalim me një program tonin. Ne skemi asnjë lloj armiqësie me anëtarësinë e PD, por me lidershipin e saj. Është një parti që funksionon vetëm në letër, një pronë private e një grupi njerëzish. Sa i takon ofertave të PS, besoj se ska ndonjë dallim të madh mes dy modeleve. Është Rama që në bashkëpunim me Berishën ndryshuan Kushtetutën e Shqipërisë brenda një nate, pasoja që i shohim sot dhe do ti shohim edhe në vazhdim. Është po prapë zoti.Rama që nuk garantoi barazinë e votës, është PS që qeveris në gjithë territorin e Shqipërisë në pushtetin vendor dhe ska ofruar një model të ndryshëm qeverisës. Është një mënyrë qeverisje në miniaturë me atë të PD. FRD ska pse bën koalicion me këto forca, do dalim me një formë të re të të bërit politikë, larg atiJ fjalori banal”- u shpreh ai.


Deputeti Oketa ka ndarë shqetësimin edhe lidhur me situatën e ish të përndjekurve politikë të ngujuar në grevë urie prej 25 ditësh me radhë. Teksa ka kritikuar qeverinë për neglizhencë dhe indiferencë ndaj kërkesave të tyre, Oketa ka kundërshtuar dhe faktin e të qënurit grevë politike, duke e vlerësuar këtë një alibi te mazhorancës për t`iu shmangur përgjegjësive lidhur me këtë shtresë të përvuiajtur të diktaturës komuniste. Në këtë kontekst ai ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje sa më të shpejtë për këtë situatë, në mënyrë që të mos rrrezikohet më tej jeta e 7 grevistëve të mbetur në grevë.


“Greva është një mjet demokratik, 25 ditë janë shumë dhe mirëkuptoj të gjitha ndjesitë e tyre, arsyet e tyre në dëshpërim të plotë, duke i kërkuar qeverisë respektimin e ligjit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Si qytetar, ndjej keqardhje që qytetarët shqiptarë për të kërkuar të drejtat e tyre janë të detyruar të ndërmarrin vendime ekstreme, sic ishte rasti i vetëdjegies së dy grevistëve, veprime të tilla që sdo doja të ndërmerreshin për cfarëdo arsyeje. Pas 25 ditësh qeveria vetëm i ka injoruar. Në gjykimin tim është një grevë për interesa ekonomike. Të qënurit politike, është një alibi e qeverisë pak e besueshme , e hedhur pas 20 ditësh greve për të justifikuar qëndrimin e saj karshi tyre, për të shmangur përgjegjësinë ndaj tyre. Do të uroja së pari që jeta e atyre grevsitëve të mos rrezikohej, të gjendej një zgjidhje, jeta është gjëja më e shtenjtë që kemi” deklaroi zoti.Gazmend Oketa.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.