Padit revistën për gënjeshtrat


Pak pas divorcit me Katie Holmes, Tom Cruise u akuzua nga një e përjavshme amerikane se kishte braktisur të bijën, Suri. Tani aktori i Hollivudit do të kërkojë një dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh. Të paktën kështu ka pohuar avokati i tij.
“Life and Style” në edicionin e 30 korrikut kishte publikuar një artikull me titullin “Suri qan, braktiset nga i ati”, të shoqëruar me disa fotot të vogëlushes 6-vjeçare duke qarë, pak ditë pas divorcit të prindërve.
Avokati i Cruise, Bert Fields, ka deklaruar se do të padisë revistën për shpifje në gjykatën e Los Angeles dhe do të kërkojë 50 milionë dollarë dëmshpërblim. “Tom,- sqaron avokati-, është një baba i kujdesshëm dhe e do tmerrësisht shumë Suri. Vajza është pjesë thelbësore e jetës së tij dhe kështu do të jetë gjithmonë. Të thuash se e ka braktisur është një gënjeshtër e ulët. Ta shkruash bashkë me një foto të Suri është e pafalshme “.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.