1 në 3 gra vuajnë nga dobësimi i kockave, ndërsa 1 në 5 meshkuj preket nga kjo sëmundje.
Dobësimi i kockave në gjuhën mjekësore njihet si Osteoporoza dhe në rast incidentesh kockat thyhen më lehtë. Shefja e shërbimit të Reomatologjisë në QSUT-të, Teuta Backa theksoi që femrat janë më të prekuara nga kjo sëmundje dhe kjo ndodh më shumë në kohën e menopauzës.
Për të shmangur këtë fenomen mjekët rekomandojnë më shumë aktiviteteve fizike që në fëmijëri dhe adoleshencë. Gjithashtu duhet te ndërpritet ose të pakësohet përdorimi i duhanit dhe i alkoolit. Por sipas mjekëve një kujdes i veçante duhet pasur edhe nga rrezimet, sepse shtojnë rrezikun e thyerjeve të kockave.
0 commenti:
Posta un commento