Shpërthen Ronela Hajati te “VIP Shpija”: Kam qenë e lidhur me Flor Mumajesin dhe kam vuajtur


Shpërthen Ronela Hajati te “VIP Shpija”: Kam qenë e lidhur me Flor Mumajesin dhe kam vuajtur
Mbrëmja e së mërkurës në këtë spektakël ka qenë me shumë surpriza. Por pasi kaloi gjysma e natës, diku pas orës 01:20 minuta ka filluar një tjetër diskutim interesant brenda dy banorëve nga Shqipëria, respektivisht Dr. Florit dhe këngëtares Ronela Hajati. Ka qenë Ronela ajo që ka hapur zemrën e saj duke ia shpalosur Dr. Florit disa sekrete të cilat ndoshta publiku shqiptar ende nuk i di. Siç dihet, pak vite më parë Ronela Hajati filloi të bashkëpunojë me studion e Flori Mumajesit, i cili në atë kohë i bëri edhe këngën “Harroje”, me të cilën Ronela konkurroi te “Kënga Magjike” dhe bëri mjaft bujë, jo vetëm për këngën, por edhe për performancën. Në ambientet artistike në atë kohë, thuhej se Flori dhe Ronela janë lidhur bashkë, por asnjëri nuk deklaroi asnjëherë diçka publikisht. Më pas, Ronela u largua nga studioja e Florit, duke bashkëpunuar me emra të tjerë. Por rrëfimi i Ronelës nuk kishte të bënte thjesht me një lidhje mes kolegësh, të cilët kanë krijuar një lidhje intime që më pas ka marrë fund. Ronela i ka rrëfyer Dr. Florit edhe për vuajtjet që  ka shkaktuar kjo lodhje e më pas ndarja. Nuk dihet se cila mund të ketë qenë arsyeja pse Ronela ka zgjedhur këtë reality për të rrëfyer një sekret të jetës së saj. Ose ka qenë e bindur se kështu do të bjerë shumë në sy, ose ka harruar prezencën e kamerave, gjë që ndodh shpesh në formate të tilla.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.