E themi këtë duke iu referuar interesit të madh që ka pasur media shqiptare që prej momentit kur ajo la Sevilien (Spanjë) dhe pranoi ofertën e producentëve artistike Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu për të qenë pjesë e panelit të nderuar të jurisë së “X Factro”.
Është rikthyer në Shqipëri me status të ri, por edhe me një impenjim tejet interesant dhe që e pozicionon ndryshe nga më parë. Soni Malaj, një nga këngëtaret më të mira të dekadës së fundit, me një karrierë që ka pësuar vetëm ngjitje, me një mori çmimesh në festivalet në vend, vjen në “X Factor” si gjykatëse duke surprizuar gjithë audiencën.
E themi këtë duke iu referuar interesit të madh që ka pasur media shqiptare që prej momentit kur ajo la Sevilien (Spanjë) dhe pranoi ofertën e producentëve artistike Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu për të qenë pjesë e panelit të nderuar të jurisë së “X Factro”.
Këngëtarja që është bërë nënë e një vajze të vogël, të quajtur Ana, e ka ndarë jetën e saj tashmë mes Shqipërisë dhe Italisë, vend ku jeton njeriu i saj i zemrës, Mirko.
Share
& Comment
Tweet