Një ushtar që shërbente me policinë ushtarake, dyshohet se shikonte nga Afganistani të shoqen në Skype, duke bërë seks me një vajzë 15 vjeçare, bëri të ditur policia.
Shawn Raymo, 22 vjeç, dhe gruaja e tij, Jessica Raymo, 21 vjeç, janë arrestuar dhe janë nën akuzë për përdorimin e fëmijëve për akte seksuale.
Policia tha se Jessia Raymo performonte aktin seksual përpara kameras në shtëpinë e saj në New York.
Nuk dihet ende se cila është marrëdhënia e çiftit të ri me vajzën në fjalë, por ajo mendohet se është nga një vend rreth dy orë larg shtëpisë së çiftit.
Ushtarët në Afganistan e përdorin shpesh Skype për të komunikuar me njerëzit e tyre.
Ngjarja mendohet se ka ndodhur në korrik vjet, kur Shawn ishte në Afganistan, ndërkohë që ai është kthyer në vjeshtë në shtëpi.
Share
& Comment
Tweet