Vali Corleone i ka demantuar lajmet se ai sonte do të hyjë në spektaklin Vip Shpija. “Nuk është e vërtetë që jam në Vip Shpija sot, keto janë genjeshtra per shkaqe që me be shikushmerinë full edhe me fitu etj”, ka shkruar Vali në profilin e tij në facebook. Ai e ka pranuar t’i jetë bërë ofertë për të hyrë në këtë shtëpi por, ka thënë se i ka kërkuar 100 mijë euro vetëm për një natë, 50 mijë prej të cilave do t’ua shpërndante të varfërve. “Është e vertet qe me kan thirr dhe un i kam lyp (100.mi euro) per nje nat dhe me hy me be party aty me 2 dj te mit me dancerka dhe me pi alkohol full sepse un i kam hargjimet e ronda eejj, edhe me qene shikushmeri absolut max. E keto 100 mijë euro i kam lyp pershkaqe qe 50 mijë për benzina e naftë te gjipav e te kerrev zhag pertoke e te anijes sepse jan gjitha me big machina absolut dhe 50 mijë për te varferit ok un pare kam sa oqeani pacifik por nuk dua dikujt me ja thy 1.miljon sepse quranat kan vdek nese i vyn ja jap a me ja thy asnjeher ok”, ka shkruar ndër të tjera Vali, duke i sugjeruar mediat se para se të publikojnë një lajm ta verifikojnë atë në facebookun e tij, ku do t’i marrin të gjitha informacionet reale.
Share
& Comment
Tweet