Zbulohet komploti për sulm në Londër, tre në pranga


Tre britanikë janë paraqitur para gjyqit në Londër, nën akuzat se kanë bërë komplot për të kryer sulme vetëvrasëse me bomba, të cilat siç thanë prokurorët do të mund të kishin qenë më vdekjeprurëse sesa sulmet e 7 korrikut të vitit 2005 në Londër.

Në ato sulme vdiqën 51 persona dhe u plagosën mbi 700 të tjerë, në shpërthimet vetëvrasëse të koordinuara në autobusë të Londrës dhe rrjetin e trafikut nëntokësor.

Prokurorët i thanë gjykatës se Irfan Khalid dhe Ashik Ali, që të dy 27 vjeçarë dhe Irfan Naseer, 31 vjeç, planifikuan të kryejnë sulme ndoshta në një shkallë edhe më të madhe.

Të tre personat u arrestuan në vitin 2011 në qytetin qendror të Birminghamit.

Khalid dhe Naseer janë akuzuar gjithashtu se kanë udhëtuar në Pakistan në një trajnim mbi terrorizmin.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.