Interi ka fituar 1-3 në derbin e Italisë duke arritur të trondisë Torinon, në atë që njihet historikisht si përballja e vitit në Seria A .Juventus kaloi i pari në avantazh me një gol të shënuar në sekondën e 30 nga Vidal dhe u duk sikur bardhezinjtë do të fitonin lehtë këtë ndeshje, por më pas gjithcka do të përmbysej me dy golat të shënuar nga sulmuesi i Inter Diego Milito, një me penallti dhe në fund të ndeshjes do të shenojë edhe Palasio. Pas 50 ndeshjesh në Serie A, Inter ka prishur serinë e fitoreve të Juventus duke e mposhtur atë me rezultat 3-1 para tifozëve të vet në Juventus Stadium.
Pas kësaj fitoreje kampionati Italian është rihapur dhe diferenca mes Juventusit që vazhdon të mbajë vendin e parë ndaj Inter është ngushtuar në një pikë.
Share
& Comment
Tweet