Presidenti Palestinez, Mahmud Abbas ka deklaruar se ai nuk ka të drejtë që të kthehet të jetojë në vendlindjen e tij, që tashmë ndodhet në territorin e Izraelit.
Duke folur gjatë një interviste për televizionin izraelit, Abbas tha se ai ka të drejtë ta “shohë” qytetin Safed, por jo të jetojë atje.
Abbas e kaloi fëmijërinë e tij në qytetin Safed, në pjesën që tani është në veri të Izraelit, por ai dhe familja e tij u larguan nga vendi gjatë luftës së vitit 1984, për të mos u kthyer më kurrë atje.
Kërkesa e miliona palestinezëve për tu kthyer në tokat që tani janë pjesë e Izraelit ka qenë një bllokadë dhe pengesë e vazhdueshme në bisedimet paqësore në Lindjen e Mesme.
Izraeli e përjashton çdo mundësi të kthimit të tyre.
Share
& Comment
Tweet