Një grua ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën pranë stadiumit “Niko Dovana” në qytetin e Durrësit ku një grua identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur është hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte.
Menjëherë gruaja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të saj.
Nuk dihen shkaqet të cilat e kanë çuar gruan të marrë këtë hap tragjik por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Share
& Comment
Tweet