Alban Skenderaj me kengen Refuzoj fiton festivalin “Kenga Magjike 2012”

Alban Skenderaj me kengen Refuzoj fiton festivalin “Kenga Magjike 2012”


Nata finale e Festivalit ‘Kënga Magjike 2012’ në vitin e 14-të të tij,  ka nisur me këngën fituesi të një viti më parë “Më lër të fle”, kënduar nga Redon Makashi.

Të gjitha këngët që kaluan në gjysëm finale ishin të përgaditura që të fitojnë një cmim, sic ndodh zakonisht në këtë festival, megjithëse në nominime ishte plotësuar numri edhe me emra që fatkeqësisht nuk e preken finalen.

Ndërsa fituesi i këtij edicioni sic ishte parashikuar doli këngëtari Alban Skënderaj me këngën ‘Refuzoj’, i cili rrëmbeu edhe cmimin e publikut. Edhe këtë vit prezantimi ishte ideuar nga producenti Ardit Gjebrea që të kishte në krah dy vajza, të mira dhe seksi në prezantim, pak si tepër të llastuara. Ndersa kenga me popullore e ketij festivali "Ngjyra e kuqe" e kenduar nga Adrian Gaxha dhe Florian Beqiri pasi ndezen si gjithmone publikun, fituan vetem cmimin e internetit si kenga me e klikuar.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.