Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e Tiranës së Re, Saukut, Mihal Gramenos, Ali Demit, Rr.Elbasanit.
Sipas UKT-së avaria e rëndë ka ndodhur në linjën kryesore 700 mm në zonën e Shkozës për shkak të ndërhyrjeve të paligjshme në linjën kryesore.
Si rrjedhojë e kësaj UKT njofton konsumatorët se punimet pritet të vazhdojnë deri në orën 20:00 të ditës së sotme.
0 commenti:
Posta un commento