CIA hedh poshtë zërat për burgje sekrete


Agjencia amerikane Qendrore e Zbulimit (CIA) hedh poshtë  zërat për burgje sekrete në vende të ndryshme të botës.

Zëdhënësi i CIA Preston Golson tha se çdo deklaratë se agjencia vijon me paraburgimet është i pabazë.

Në janar të vitit 2009, Presidenti amerikan Barak Obama ia hoqi CIA-s kompetencat për të mbajtur të burgosur. Vendimi thotë se CIA nuk mund të ketë burgje sekrete në vende të ndryshme të botës.

Në një fjalimin muajin e kaluar në Universitetin e Denverit, biografja e ish shefit të CIA-s, Petraus, Paula Broadwell tha se sulmi në Benghazi ishte një përpjekje për të çliruar militantët libianë që mbaheshin në një aneks të CIA-s në qytet. Katër amerikanë u vranë në atë sulm, duke përfshirë ambasadorin e SHBA në Libi, Christopher Stevens.

Universiteti postoi një video të fjalimit në YouTube, ku Paula Broadëell thotë se informacioni “ende është duke u verifikuar”, por nuk thotë se nga e ka marrë informacionin. Disa raporte sugjerojnë se Broadwell mund t’i ketë marrë të dhënat nga Fox Neës, të cilën ajo e ka cituar si burim për informacione të tjera.

Për shkak të marrëdhënies së Broadwellit me ish kreun e CIA-s David Petraeus janë ngritur shqetësime se ajo mund të ketë dijeni për informacione të klasifikuara si sekrete.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se FBI-ja ka përcaktuar se nuk kishte asnjë shkelje të sigurisë si rezultat i marrëdhënieve Petraeus – Broadwell.

Por të hënën, agjentët e FBI-së hynë në shtëpinë e Broadëellit në Charlotte të Karolinës së veriut. Agjentët u panë duke mbajtur çanta dhe kuti të mbushura me dokumenta, ndërsa dolën nga shtëpia të cilën Paula Broadwell e ndan me bashkëshortin e saj dhe dy djemtë e tyre. Ajo nuk është parë në shtëpi që nga e premtja e kaluar kur  Petraeus dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të CIA-s.

Ekzistojnë gjithashtu raporte se hetuesit gjetën dokumente të klasifikuara në kompjuterin Broadëellit. Thuhet se materialet kishin lidhje me Afganistanin, ku Petraeus ishte komandant i forcave amerikane dhe të NATO-s, dhe kur Paula Broadëell ishte duke shkruar biografinë e tij. Gazeta The New York Times citon një zyrtar anonim të ketë thënë se si Paula Broadëell edhe David Petraeus kanë mohuar se ai i kishte dhënë asaj dokumente.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.