Dështojnë bisedimet mbi buxhetin e BE për 2013


Bisedimet për të rënë dakord per buxhetin e 2013-të BE-së kanë deshtuar, pasi negociatorët nga BE dhe shtetet anëtare nuk ishin në gjendje të bien dakord mbi financimin shtesë për vitin 2012.

Komisioni i BE dhe Parlamenti Europian kishte kërkuar për një rritje të buxhetit prej 6.8% në vitin 2013. Por shumica e qeverive kërkuan kufizimin e kesaj rritjeje në vetëm 2.8%. Dështimi i bisedimeve do të ule shpresat mbi nje marrëveshje për buxhetin e 2014-2020, i cili është për diskutim më vonë këtë muaj, benë te ditur korrespondentët.

Mosmarrëveshja e së premtes ishte mbi një shtesë prej 9bn eurosh në “financimin urgjent” për vitin 2012, për të mbuluar buxhetin për arsim, infrastructure dhe projekte kërkimore. Por Gjermania, Franca dhe qeveritë e tjera vune në pyetje kete financim, dhe tetë orë bisedime nuk prodhuan asnjë marrëveshje.

Në Parlamentin Europian, deputetët konservatorë në Mbretërinë e Bashkuar u përleshën me Presidentin e Parlamentit Martin Schulz, një gjerman Social Demokrat, mbi mungesën e 9bn euro ekstra për vitin 2012.
Parlamenti Europian tha se në qoftë se nuk ka marrëveshje për buxhetin e 2013 qe mund të arrihet në 21 ditët e ardhshme, Komisioni Europian do të rishikojë propozimin e buxhetit të saj.

Sekretari Financiar i thesarit ne Mbretërinë e Bashkuar, Greg Klark, tha se “Britania e Madhe dhe një numër I vendeve të tjera ishin shumë të qarta që nga fillimi se Komisioni dhe Parlamenti Evropian nuk duhet të jetë duke i kërkuar taksapaguesve për miliarda euro shtesë, kur shpenzimet në shtetet anëtare jane duke u reduktuar”.
Një samit i BE që synon arritjen e një marrëveshje në këtë buxhet do të mbahet më 22-23 nëntor.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.