Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Ura 2″, janë arrestuar shtetasit Gentian Beqiri, Serger Troka, Lirim Berisha dhe shtetasi me inicialet M.Z.
Sipas policisë së Elbasanit 4 personat e arrestuar akuzohen për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni.
Gjithashtu policia e Elbasanit në sajë të operacionit të koduar “Vesa” ka arrestuar 4 persona të cilët akuzohen për kontrabandë mallrash ndërsa është shpallur në kërkim edhe një punonjës I doganës së Kapshticës.
Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Zajmir Fejzollari, Aleksandër Puka, Ardjan Fike dhe Berti Kamberi të cilët janë kapur në unazën e qytetit të Elbasanit duke transportuar me dy mjete me targa AA 841 AC dhe AA 362 EA 800 xhupa meshkujsh pa faturë shoqëruese.
Sipas policisë xhupat kishin kaluar kontrabandë përmes doganës së Kapshticës dhe do të shiteshin në tregun vendas.
0 commenti:
Posta un commento