Nderkombetare mbi trukimet e ndeshjeve te futbollit ne kampionatet shqiptare shpreh edhe nje here qendrimin e saj zyrtar.
Federata Shqiptare e Futbollit eshte distancuar kurdohere me force dhe ka marre masa perballe dyshimit rreth trukimit apo fiksimit te rezultatave ne ndeshjet e futbollit te kampionateve shqiptare.
Menjehere pas shfaqjes se ketij fenomeni Federata Shqiptare e Futbollit ka bere ndryshimet e nevojshme ne statut , propozoi Kodin e Etikes qe u aprovuan nga Asambleja e Pergjithshme e FSHF-se e cila zgjodhi dhe emeroi Komisionin e Etikes. Ky Komision i cili vepron ne menyre te pavarur heton, mbledh fakte, argumente dhe spjegime mbi te cilat rrjedh vendim-marrja.
Per te qene sa me konkrete dhe sa me prane strukturave te UEFA-s, Federata Shqiptare e Futbollit emeroi oficer-specialistin e integritetit i cili pret raportet e ardhura nga UEFA dhe ben kordinimin e tyre me Komisionin e Etikes.
Nepermjet miratimit ne Asamblene e Pergjithshme FSHF-ja zgjeroi nga 2 ne 6 numrin e Inspektoreve te Disiplines te cilet ne menyre profesionale e te pavarur punojne ne terren per te mbledhur sa me shume fakte dhe informacione te cilat ia paraqesin Komisionit te Etikes.
Mberritur ne keto kordinata dhe e ballafaquar me kete situate FSHF-ja kerkon nga Komisioni i Etikes nje hetim te thelle, gjykim te ftohte e te paanshem dhe vertetimin sa me shpejt te dyshimeve qe ngrene Kompanite e Basteve Nderkombetare.
Federata Shqiptare e Futbollit eshte e vetmja ne Europe qe Raportet e mberritura ne zyrat e saj i ka bere publike ne kanalet televizive Kombetare te Shqiperise, duke i paraqitur ato realisht dhe nen komentin e Sekretarit te Pergjithshem.
Brenda te gjitha kerkesave, rregullave e ligjeve aktuale ne vendin tone, Federata Shqiptare e Futbollit ka dorezuar per hetim ligjor disa raste te dyshuara per trukim ne Organin e Prokurorise.
Krahas te gjitha ketyre masave te cilat konsistojne ne planin organizativ, etik, profesional e ligjor, Federata Shqiptare e Futbollit eshte e vendosur te mos e ndaloje asnjehere luften kunder ketij fenomeni i cili per fat te keq eshte perhapur kudo ne Europe e ne Bote.
Per te qene kjo lufte sa me e sakte, e shpejte dhe efikase, FSHF-ja shtrin doren e bashkepunimit dhe mirepret kedo shoqate, media, institucion shoqeror e ligjor, forum apo individ te behet pjese e ketij fronti per te miren e futbollit ne Shqiperi.
0 commenti:
Posta un commento