Sezoni i ri për Juventus ka nisur me vetëm një mangësi pavarsisht rezultateve pozitive që zonja ka arritur deri tani, e vemta gjë qe nuk i ka shkuar për shtat kësaj skuadre është mungesa e një sulmuesi të njohur dhe qe mund të jetë lideri i vërtetë i Juventusit në sulm.
Prej kohësh drejtori sportiv Marota është vënë në kërkim të një sulmuesi, por deri tani nuk ka mundur të sjellë asnjë emër të madh në Torino dhe pse në shtepine bardhezi qarkullojnë çdo ditë emra të njohur dhe sulmues me peshë.
Sipas gazetës spanjolle El Mundo Deportivo Juventusi po interesohet seriozisht për të blerë nga Barcelona sulmuesin e saj kryesor David Vija i cili nuk është më në planet e trajnerit aktual Tito Vilanova dhe shpesh e nis takimin nga stoli. Duke pare këtë situatë drejtuesit e Juventus në Janar do ta kene më të lehtë për të bindur në radhë të parë sulmuesin e njohur iberik i cili nuk është më snajperi i Barcelones, por një lojtar i dorës së dytë dhe transferimi te Juventus do ta rikthente sërish një violinë të parë edhe në kombëtaren spanjolle sulmuesin Vija. Juventusi pasi u refuzua në merkaton e verës nga tre sulmues të njohur si Van Persi- Dzeko dhe Higuain tashmë në Janar kërkon me doemos të bëjë një goditje te madhe për skuadren, duke u nisur edhe nga fakti se blerja e danezit Betner është një dështim total. Sulmuesi nga Danimarka duket se po kalon pushimet dimërore në Torino dhe vendimi per të lënë Arsenalin ka qënë i gabuar nga Betner. Gjithësesi blerja e Vijës është një mundesi reale duke u nisur edhe nga thashethemet e fundit se në Barcelonë herët a vone do të transferohet talenti Brazilian Neymar.
Share
& Comment
Tweet