Ndërron jetë në spitalin e Durrësit nëna e cila u hodh nga kati i katërt i pallatit së bashku me vajzën e saj 6-vjeçare.
Sipas policisë 31-vjeçarja me inicialet E.Dh ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra ndërkohë që vajza ndodhet në këtë spital në trajtim mjekësor jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Nr.16 të qytetit Durrës, ku nëna 31-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një pallati së bashku me vajzën e saj 6-vjeçare.
Sipas policisë 31-vjeçarja vuante nga çrregullime mendore për të cilat edhe ishte trajtuar ndërkohë që vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje.
Share
& Comment
Tweet