Konferenca e ujit, Berisha: Shqipëria do 4-fishojë prodhimin e energjisë


Pas 100 vjet shtet, Shqipëria tashmë ka një vizion të qartë për ujin, si pasuria më e madhe e vendit dhe qytetarëve shqiptarë, nga ana tjetër e drejta themelore dhe sublime për ekzistencen e njeriut. Kështu u shpreh Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në “Konferencën vjetore të 12-të të Sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizime”. Duke e konsideruar si prioritet të tij dhe qeverisë që drejton, Berisha theksoi se gjatë këtyre viteve janë bërë investime të mëdha të mbështetura edhe nga partnerët e huaj për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm si dhe për sitemin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të zeza. Në këtë kontekst ai shtoi se kjo qeveri do të bëjë cdo gjë, në mënyrë që ujërat e Shqipërisë të jenë më të pastrat e Ballkanit dhe më gjerë.
“Uji është pasuri e pacmuar për shqiptarët, bazë e pacmuar për jetën. Pas 100 vitesh ne mund të themi se sot ekziston një vizion i qartë për ujin, rëndësinë, prespektivën e përdorimit dhe shfrytëzimit të tij. Përballja me ujin është shumë planëshe, sigurimi i furnizimit me ujë me kushte dhe cilësi të larta përbën një të drejtë themelore, një detyrë madhore të qeverisë së vendit. Arritjet janë të mëdha, ka një përparim të shpejtë në furnizimin e qytetarëve me ujë të rrjedhshëm. Nga jugu në veri janë bërë investime të mëdha. Furnizimi është vetëm një aspekt, aspekt tjetër janë kanalizimet dhe trajtimi i ujërave të zeza. Nëse impiantin e parë e inaguruam në 2005 sot kemi një situatë krejt tjetër. Investime të mëdha janë bërë dhe po bëhen që ujërat e Shqipërisë të jenë më të pastrat e Ballkanit dhe më gjerë”tha Berisha.
Duke sjellë në vëmendje potencialet e mëdha ujore dhe shfrytëzimin e tij në sektorin energjitik, Kryeministri tha se mbeten ende të pashfrytëzuara 2/3 e potencialit hidrik shqiptar.
“2/3 e potencialit hidrik janë ende të pashfytëzuara. Qeveria me nismën Shqipëria superfuqi e energjisë në rajon, ka firmosur një seri kontratash koncensionare me sektorin privat, që deri më sot të ndërtohen 333 HEC-e, nga këto 70 kanë përfunduar së ndërtuari dhe rindërtuari. Vitin që vjen nis investimi prej 1 miliard euro, sic është kaskada e Devollit, dhe së shpejti do dalë për rindërtim kaskada e Vjosës. Kaskada të shumta po ndërtohen në mbarë vendin dhe Shqipëria do 4-fishojë prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e saj ujore” shtoi Kryeministri.
Vetë drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Sahit Dollapi  e vlerësoi  si shumë të rëndësishëm këtë takim për sensibilizimin e njërëzimit lidhur rëndësinë  e burimeve ujore.
“Ne nuk jemi magjistar dhe nuk mund ti japim ujit ngjyrat kuq e zi, por jemi përpjekur të nxisim dashurinë. Delegatët do të trajtojnë temën me rëndësi jetike si të ruajmë burimet ujore për pirje, reduktimin e humbjes së ujit etj. Falenderoj donatorët për ndihmën që na kanë dhënë dhe pjesmarrësit në këtë konferencë”, tha Dollapi.
Aktiviteti u mbyll me shpërndarjen e cmimeve fituese për nxënësit, të cilët u bënë pjesë e ekspozitës “Uji nëpërmjet syve të fëmijëve”.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.