Legjislaturat, Topalli: Numërtimi të nisë nga 1991

Këshilli i Legjislacionit vendos t’i propozojë seancës plenare për miratim projektvendimin “Për numërtimin e legjislaturave të Kuvendit të Shqipërisë”.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila është edhe iniciatorja e kësaj nisme, tha se hartimi i këtij projektvendimi është produkt i një punë dy vjeçare me historianë dhe konstitucionalistë ndërsa vuri theksin tek rëndësia që ka numërtimi i legjislaturave të Kuvendit në respekt të zhvillimeve historike, insititucionale dhe kushtetuese që kanë ndodhur në Shqipëri.

Kryetarja e Kuvendit njohu anëtarët e Këshillit me përmbajtjen e projektvendimit duke theksuar se periudha e parë prej pavarësisë së shtetit shqiptar deri në vendosjen e regjimit komunist nuk është njohur institucionalisht qoftë edhe për arsye historike përsa i takon funksionimit të organit përfaqësues të popullit.
“Është momenti që në historinë e zhvillimit të parlamentarizimit shqiptar në këtë përvjetor të shekullit të pavarsisë të Shqipërisë të evidentojmë të gjitha etapat e funksionimit të organeve përfaqësuese të popullit që prej fillesave të tyre, pavarsisht se në disa periudha ato nuk kanë funksionuar formalisht me legjislatura të rregullta” tha Topalli.

Kryetarja Jozefina Topalli tha se nuk ka një qasje të tillë as për periudhën 1912-1920, as për periudhën 1921-1924 apo për periudhat vijuese të Republikës (1924-1928) apo asaj të Mbretërisë Shqiptare (1928-1939), megjithëse janë miratuar akte themelore të shtetit (Statute e Kushtetuta) mbi të cilat kanë funksionuar organet përfaqësuese të popullit dhe institucionet e tjera të larta të shtetit.

Kryetarja e Kuvendit solli në vëmendje praktikën e ndjekur nga disa shtete europiane, në të cilat numërtimi i legjislaturave ka marrë si kriter thelbësor periudhat që kanë kaluar këto shtete sidomos në kuadrin kushtetues të tyre. Miratimi i kushtetutave të reja ka sjellë fillimin e një numërtimi të legjislaturave në parlamentet e këtyre vendeve dhe në të gjitha periudhat e historisë së këtyre shteteve ka një nuëmrtim të legjislaturave të parlamenteve.

“Është e nevojshme që numërtimi i legjislaturave në Kuvendin e Shqipërisë të bëhet mbi të njëjtat kritere dhe baza sikurse edhe në vendet e tjera europiane ku në themel është miratimi i kushtetutave të reja. Me miratimin e këtij vendimi i bashkohemi traditës së shteteve demokratike edhe përsa i takon numërtimit të legjislaturave të parlamenteve të tyre” tha Kryetarja e Kuvendit.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.