Mund të konsiderohet si diçka shokuese, fakti që ajo ka vendosur të mbajë veshur rrobat e saj. Por, me një trup si të sajin, ylli i Pop-it Rihanna vështirë se mund të fajësohet për zhveshjen e saj sa herë i jepet rasti.
Një vend i mirë për të treguar format e saj ka qenë edhe revista për meshkuj në SHBA, GQ.
Këngëtarja nga Barbadosi, 24 vjeç, pozoi tërësisht e zhveshur, me vetëm një xhaketë të hedhur mbi shpatulla, për numrin që do të publikohet në dhjetor 2012.
Krahu, i vendosur në mënyrë strategjike për të bërë hije mbi trup, e ruajti Rihanna-n nga humbja e modestisë së saj, por sërish kishte shumë për të parë.
Koleksioni i tatuazheve të saj mund të shiheshin, teksa flokët e qethura shkurt i mbante të hedhura pas koke.
E pyetur nga revista se nga se mund të varet ajo, Rihanna shpjegoi se i pëlqen fakti që mashkulli të jetë në krye të lidhjes së saj.
“Më pëlqen të ndihem si një femër”, tha ajo. “Më duhet të jem në kontroll të çdo aspekti tjetër të jetës time, kështu ndihem te lidhjet e mia, dua të kem mundësinë të bëj një hap mbrapa dhe të lë dikë tjetër të marrë kryesimin. Mund të jem dominante kur të dua në përgjithësi, por nuk e preferoj këtë. Dashuria të bën të shkosh në vende, që nuk do të kishe shkuar kurrë, nëse nuk do të ishte për dashurinë. Megjithatë, mendoj se kushdo ka limitet e tij”.
Për momentin Rihanna është “single”, pasi i dha fund romancës së rilidhjes së saj me Chris Brown.
0 commenti:
Posta un commento