Ligjet, Meta: Një problem lokal s’duhet të ndalë integrimin kombëtar

Kreu i LSI-së Ilir Meta nga Shijaku, ku zhvilloi një takim me anëtarët e kësaj partie u bërëi sërish apel forcave politike të hedhin sytë nga integrimi i vendit për në BE dhe ti lënë mënjanë zënkat.

“Një problem lokal, sic është cështja e shumëdebatuar e fierit nuk mund të ndëshkojë të gjithë qytetarët për tu integruar”, ka deklaruar kreu i LSI, Ilir Meta.

Meta i bën apel klasës politike të gjejë konsensusin e munguar, ndërsa nuk ka lënë mënjanë të vlerësojë rritjen e LSI, duke siguruar se kjo forcë politike ofron garanci për një politikë të përgjegjshme.

Po sot, Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet Ylli Manjanit eshte shprehur e gatshme qe seancen e neserme te votoje tre ligjet e kerkuara nga KE.

Ndërkaq një ditë më parë ishte kreu i opozitës,me një apel të hapur ftoi partitë parlamentare në një tryezë të përbashkët për të zgjidhur çështjen dhe për t’i hapur rrugë votimit të ligjeve në parlament.
Ftesa e tij u refuzua nga PD, ndërsa Berisha tha sot se nuk ulet kurrë në bisedime për vendime gjykatash. Refuzimin e Berishës, Rama e cilësoi si një justifikim për dështimin në procesin e integrimit.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.