Syriza dhe PASOK në mbështetje të emigrantëve

Ligji i ndryshuar në Greqi nga këshilli i lartë i shtetit që ka shpallur si anti kushtetues dispozitat e ligjit 3838/ 2010 ka ngjallur reagime të ashpëra si nga partia opozitare Syriza por edhe nga partia e koalicionit qeverisës PASOK.

Me vendim unanim këshilli i lartë i shtetit vendosi tu hiqte emigrantëve të drejtën e votimit dhe të zgjedhjes në organet e pushtetit lokal si dhe lehtësonte marrjen e nënshtetësisë greke. Blloku i majtë opozitar Syriza ka sulmuar kryeministrin Samaras  ndërsa thekson se kryeministri me këtë ligj konfirmon edhe një herë mbështetjen e urrejtjes dhe frikës të partisë neonaziste Agimi  i Artë.
“Pavarësisht nga të metat  ky ligj  ishte i vetmi  ligj progresiv në vitete e fundit”  theksohet në një deklaratë të partisë Syriza.

Edhe socialistët e PASOK e kanë cilësuar vendimin si të pa matur dhe të nxituar, ndërsa kanë theksuar se vetëm me marrëveshje të palëve që mbështesin qeverinë do të ndryshojë ligjin.

“Ruajtja e të drejtave të fëmijëve emigrantë të cilët u rritën ose janë në rritje në vendin tonë mbetet prioriteti ynë. Komuniteti grek duhet të jetë një shoqëri e hapur moderne evropiane, sepse  kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur në mënyrë efektive identitetit kombëtar” theksohet në deklaratën e PASOK.

Por këshilltarët e shtetit kanë gjykuar se ligji në fjalë bie ndesh me një sërë nenesh të Kushtetutës së Greqisë, gjegjësisht nenet 1, 52 dhe 102. Sipas tyre, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur e kanë vetëm qytetarët grekë dhe kjo e drejtë nuk mund të shtrihet edhe tek personat që nuk e kanë këtë cilësi, domethënë që nuk janë shtetas grekë, pa u bërë ndryshimi përkatës në Kushtetutë.

Përplasje me kushtetutën greke është konstatuar edhe për dispozitat lidhur me nënshtetësinë. Këshilltarët kanë gjykuar se natyralizimi i parashikuar nga ligji 3838, “bëhet me kushte tërësisht formale dhe nuk bëhet një gjykim i personalizuar mbi lidhjet e aplikantit me kombin grek”.

Sipas ligjit të vitit 2010, kushtet që duhet të plotësonte aplikanti për marrjen e nënshtetësisë me natyralizim, ishin: 5 vjet qëndrim të ligjshëm e të vazhdueshëm në Greqi, ndjekja për një afat kohor e shkollës greke, dhe se nuk ishte dënuar për disa prej veprave të rënda penale.

Ligji për marrjen e nënshtetësisë greke dhe votimin e emigrantëve hyri në fuqi në fillim të vitit 2010. Në zgjedhjet për pushtetin lokal, në nëntor të atij viti, u interesuan për të marrë pjesë në procesin e votimit vetëm 10% e emigrantëve që e kishin ligjërisht këtë të drejtë, ndërsa pati edhe disa kandidatura emigrantësh shqiptarë për anëtar të këshillit bashkiak, që ndërkaq nuk fituan. Po ashtu i vogël ka qenë edhe numri i emigrantëve shqiptarë apo fëmijëve të tyre që kanë aplikuar për marrjen e nënshtetësisë greke.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.