Ligji anti-duhan, Pipero: Kemi vendosur 140 gjoba


Rreth 140 gjoba janë vendosur nga Task Forca subjekteve të cilat nuk kanë zbatuar ligjin anti duhan.

Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero ka theksuar se Task forca anti-duhan do të vijojë punën edhe gjatë muajve të dimrit.

“Janë zhvilluar nga task forca anti-duhan 6 mijë kontrolle dhe janë lënë po kaq akt kontrolle dhe janë vendosur 140 gjoba. Por ndryshe këtë herë motoja jonë s`ka qënë vendosja e numrit të gjobave por zbatimi i ligjit dhe numri e mjediseve pa duhan ndërkohë që rezultatet kanë qënë pozitive” ka theksuar Pipero.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga inspektorët e task forcës që të vijojnë me përkushtim evidentimin e subjekteve të cilat nuk zbatojnë ligjin anti-duhan.

“Task forca do të vijojë aksionin pasi ajo nuk ka mandat. Ligji duhet zbatuar domosdoshmërisht dhe ne duhet ti themi stop duhanit në mjedise publike. Të gjithë së bashku kemi një mision të rëndësishëm, të vëmë në vend dinjitetin e ligjit, të vazhdojmë siç kemi nisur dhe të të bëhemi pjesë e këtij aksioni” shtoi Pipero.
Gjithashtu drejtori i politikave në Ministrinë e shëndetësisë, Pipero kërkoi nga bluzat e bardha edhe marrjen e masave adekuate për parandalimin e gripit.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.