Pas ndërprerjeve të kërkimeve natën e mbrëmshme, policia do të nisë sot kërkimet në lumin Shkumbin pranë urës së vjetër të Rrogozhinës ku mendohet se autorët kanë hedhur armët për të humbur gjurmët.
Ndërkohë ditën e djeshme, policia e Fierit arrestoi edhe tre autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmnit Naim Suli.
Një operacion i policisë së këtij qyteti ka vënë në pranga 49-vjeçarin Gëzim Sulo, si dhe dy djemtë e tij, Endri dhe Ervis Sulo përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, të dy studentë në Tiranë.
Sipas policisë shkaku që ka çuar babain dhe dy djemtë e tij të kryejnë vrasjen e biznesmenit Naim Suli, është sherri për servisin që ata kishin me qira në afërsi të shtëpisë së viktimës.
Një parkim makine pranë servisit ka qenë molla e sherrit, e cila ka nisur një vit më parë, pastaj ka vijuar me grushte mes familjes Sulo dhe të biznesmenit të naftës dhe më pas për babain dhe djemtë nuk është lënë me kaq, por ka shkuar deri të vrasja e Naim Sulit me një bresheri automatiku, pikërisht aty ku nisi sherri në afërsi të shtëpisë dhe servisit.
Naim Suli, apo siç njihej nga miqtë e tij me nofkën “Mimi”, u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e 10 nëntorit para vilës së tij katërkatëshe ku jetonte me tre vëllezërit e tij. 49-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku menjëherë sapo ka zbritur nga mjeti i tij me targë TR 7835 C, për të hapur portën e hekurt të oborrit. Ngjarja ndodhi në lagjen “Liri”, vetëm pak metra larg rajonit të policisë nr 2.
0 commenti:
Posta un commento