Mediu:PS vendoi interesat politike në vend të atyre kombëtare

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka akuzuar opozitën se vendosi interesat e saj politike mbi interesat e vendit.

Duke folur në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PR-së, Mediu  kërkoi nga opozita të mos e vendosë çështjen e Fierit para marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE.

“Komisioni Europian na i ka përcaktuar qartë detyrimet që lidhen me jetën e shqiptarëve.   Komisioni ka ka kërkuar të miratojmë këto ligje deri më 20 Nëntor dhe jo të zgjidhim çështjen e Fierit. Kur ne të kemi bashkëpunim atëherë ne do t`ia dalim të thyejmë skepsticizmin e çdo individi. Kjo rrugë nuk është e lehtë por ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të realizojmë detyrimet tona. Ne duhet të kuptojmë njëri-tjetrin dhe qytetarëve shqiptarë nëse duam që ndërkombëtarët të na kuptonë ne” tha Mediu
Mediu gjithashtu i është referuar edhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke theksuar se PR-ja nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti që do të cënojë interesat e kësaj force politike.

Ai ka kërkuar nga strukturat e PR-së të përzgjedhin kandidatët për çdo zonë elektorale ndërsa shtoi kjo forcë politike do të luftojë për një pozicion të qartë në garën elektorale.

“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë për problemet e mëdha që ka kodi zgjedhor. Ne jemi në koalicion me Partinë Demokratike por theksoj se nuk do të ketë asnjë marrëveshje në dëm të interesave elektorale dhe politke të Partisë Republikane” tha Mediu.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.