Memorandumi grek për emrin, Shkupi i përgjigjet Athinës


Ministria e Jashtme në Maqedoni, i është përgjigjur propozimit grek për memorandum, të dërguar një muaj më parë. Ndonëse përmbajtja e tij akoma nuk është shpalosur, Ministri i Jashtëm maqedonas Nikolla Popovski bëri të ditur se nga autoritet greke ka kërkuar respektimin e detyrimeve të marra në të kaluarën dhe të mos punojnë në mënyrë selektive ndaj përmbushjes së tyre. Rreth kërkesës së Greqisë për një emër me përcaktim gjeografik dhe përdorim të përgjithshëm, Poposki tha se në këtë pjesë me rëndësi është të jenë të paanshëm dhe të respektohet vendimi i GJND-së.

“Ajo që duhet ta reflektojmë është të jemi të sinqertë dhe të përkushtuar në axhendën e përbashkët në periudhën e ardhshëm. Në këtë drejtim e shoh unë mundësinë për të pasur një bashkëpunim të mirë në atë pjesë dhe respektimin jo selektiv të obligimeve të marra në të kaluarën, dhe përkushtim të plotë në dialogun që dëshirojmë të kemi. Nga aspekti i qasjes ndaj memorandumit me rëndësi është të jemi të paanshëm. Këtu mendoj se organi më i lartë juridik i OKB-së është deklaruar sa u përket të drejtave dhe detyrimeve dhe respektimin e tyre. Vlerësimi ynë është se gjithmonë i kemi përmbushur detyrimet dhe veçanërisht i jemi angazhuar në mënyrë pro-aktive” , tha Popovski.

Ndërkaq duke komentuar rekomandimin e Komisionit Evropian për zgjidhjen sa më parë të çështjes së emrit, Poposki tha se duhet të respektohet parimi i BE-së që çështjet bilaterale të zgjidhen si të tilla, ndërsa aspirata evropiane e vendit duhet të jetë faktor lehtësues për kapërcimin e problemit me Greqinë.
“BE-ja nuk ka interes të kombinojë çështje bilaterale me çështjet që janë të lidhura me dinamikën e integrimeve, respektivisht zhvillimin e bisedimeve dhe mbyllje të atij procesi. Mendoj se është e rëndësishme të ruhet logjika e përmbushjes së kritereve të caktuara dhe të kalohet në fazën e ardhshme, ndërsa  fakti se keni qëllim të përbashkët i cili është integrimi në BE, duhet të jetë faktor shtesë për lehtësimin e çfarëdo problemi bilateral. Vetëm në këtë mënyrë janë kapërcyer të gjitha çështjet bilaterale që kanë ekzistuar në të gjitha proceset e mëparshme të zgjerimit nuk mund të lejojmë që qasja e tillë dhe ai rregull të anashkalohet në këtë rast” , tha Popovski.

Ndërkaq, për sa i përket akuzave nga autoritet bullgare se Maqedonia kultivon nacionalizëm dhe se kusht për integrimin e saj në BE duhet të jetë heqja dorë nga një qasje e tillë, ministri i jashtëm Popovski i mohoi ato, duke theksuar se Maqedonia ka qasje evropiane ndaj të gjithë fqinjëve, dhe se historia i duhet lënë të trajtohet nga historianët.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.