Nëna e aktores 14-vjeçare: E kapa në shtrat me të dashurin

LOS ANGELES--Nena e aktores 14-vjecare Ariel Winter e njohur në serialin “Familja Moderne” ka mohuar të ketë abuzuar fizikisht me të, ndërsa akuzon të bijën se e ka inskenuar të gjithë këtë histori.

Chrystal Workman deklaron se e ka kapur të bijën 14-vjecare në shtrat me të dashurin 18-vjecar dhe nuk ka lejuar që marrëdhënia e tyre të konsumohet. Pikërisht ky fakt sipas gruas ka shërbyer që vajza të hakmerret, duke sajuar historinë e dhunës.

Edhe pse nuk ka identifikuar të dashurin 18-vjecar të Ariel, gruaja ka paraqitur një raport pranë policisë së Los Angeles, ku e akuzon atë për marrëdhënie me të mitur, të mbetur në tentativë.

“Unë i kapa ata në momentin deciziv, mendoj që vajza ime është shumë e re si mendërisht dhe fizikisht për të kuptuar dhe besoj se kam vepruar plotësisht drejt që e kam ndaluar".

Ajo vazhdoi: "Unë e dua vajzën time dhe kurrë nuk do abuzoja me të. Gjithmonë jam përpjekur për ta mbrojtur dhe të bëj atë që është më e drejtë për të”.

Në raport thuhet se Chrystal e ka kapur të bijën Ariel në shtrat me të dashurin e saj më 24 shtator rreth orës 22:00. Mësohet se pas denoncimit të së bijës Chrystal ka humbur kujdestarinë e vajzës së saj, ndërsa tani pretendon ta fitojë sërish.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.