Policia e Durrësit jep detaje për gruan e mbytur

Policia e Durrësit ka publikuar sot të dhënat për trupin e pajetë i cili u gjet ditën e djeshme në det.

Sipas policisë viktima  e seksit fermër, e paidentifikuar është 1.45 m e gjatë, me flokë të shkurtra, ka veshur një bluzë dhe rroba banjo të zeza.

Policia thekson se kufoma nuk ka shenja dhune në trup por është dhumë e dekompozuar dhe dyshohet se ka rreth një muaj që është mbytur.

Ndërkohë policia e qytetit bregdetar nuk përjashton mundësinë se gruaja mund të jetë e huaj.
Trupi i pajetë i gruas është gjetur pasditen e djeshme rreth 25 metra larg bregut të Durrësit.

Kufoma është parë fillimisht nga pjesëtarët e anijes së peshkimit  “Santa Ciza” të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë portuale dhe komisariatin e policisë së qytetit bregdetar.
Ndërkohë kufoma ndodhet ende në morg, në pritje të identifikimit.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.