Sipas policisë, u bë i mundur arrestimi I dy adoleshentëve të cilët dyshohen se janë të përfshirë në një sërë vjedhjesh banesash në kryeqytet.
Policia thekson se janë arrestuar në rrugën “Don Bosko” duke vjedhur një banesë dy adoleshentët me iniciale Xh. Keta dhe A. Meçe, përkatësisht nga 17 vjeç.
Nga hetimet e menjëhershme të kryera për to, rezulton se autorët e dyshuar të kësaj vjedhje janë të implikuar edhe në disa vjedhje të tjera banesash në Tiranë.
Gjithashtu policia ka arrestuar për vjedhje edhe 47-vjeçarin Artur Hamit Ibruli, sepse në Rrugën e Barrikadave, pranë ish kinema “17-Nentori”, është kapur duke vjedhur nga punonjësit e sigurisë të një supermarketi. Po ashtu është arrestuar për vjedhje banesash edhe shtetasi në kërkim Klajdi Riza Feta 32 vjec, banues në Tiranë.
Ndërkohë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Vladimir Xhevdet Jonuzi, 56 vjec, banues në Tiranë, sepse me datë 13.11.2012, ora 13.00, në rrugën “Skender Kosturi” Tirane, është kapur në flagrancë duke grabitur një shtetase.
Nga Komisariati i Policisë Nr.4 Tiranë është bërë ndalimi i shtetasit Qazim Avdyl Dumi, 51 vjec, banues në Tiranë. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga D.P.Q Tiranë me datë 29 Qershor 2012, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila e ka vendosur masen arrest në burg për konsumim të veprës penale të Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike
0 commenti:
Posta un commento