Rama: KM mund të ndjehet mbi ligjin deri në qershor, ne se njohim këtë abuzim

KM mund te ndjehet mbi ligjin e mbi vendimet e gjykates deri ne qershor,po ne nuk ia njohim si te drejte kete abuzim flagrant me pushtetin. Ka qenë ky reagimi i menjëherëshëm i kryesocilaistit Edi Rama lidhur me deklaratën e Kryeministrit Berisha gjatë bashkëbisedmit me gazetarët lidhur me votimin e ligjeve dhe cështjen e qarkut të Fierit.
“Kush e beson se po ta donte vertet statusin e kandidatit per Shqiperine,KM do mbante peng qarkun e FR ne shkelje te vendimit te gjykates?!S’ka zgjidhje politike mbi vendimin e formes se prere te gjykates dhe per kete parim ne kemi pranuar edhe vendime skandaloze gjykatash…” theskon Rama në Twitter.
Rama ka komentuar edhe deklarata e Berishës lidhur me ekonominë dhe faktin se vendi ynë nuk ra në recesion, ku justifikon konfirmimin e Kryeministrit, pasi sipas Ramës ne shpellen e thesarit te korrupsionit nuk ndjehet gjekundi recesioni qe po asfikson ekonomine.
“Ne 100 vjet shqiptaret kane degjuar rrena nga SB me shume se nga te gjithe kryeministrat bashke!Meriton GINES per kilometrazhin e rrenave” përfundon Rama.
Më herët Berisha i bëri thirrje të pranojë ofertën e tij për mbajtjen e një mocioni për këshilltarët e qarkut të Fierit dhe të votojë tre ligjet për statusin kandidat në seancën parlamentare të së enjtes.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.