Sëmundja e diabetit, 4400 raste të reja gjatë 2012-ës

Vetëm në 2012-ën po trajtohen 60 mijë pacientë me diabetë, 4.400 vetë më shumë se vitin e kaluar. Kjo statistike njihet zyrtarisht por nr i të prekurve real është disa herë më i lartë.

Përballë kësaj shifre alarmante mjekët thonë se për fat të keq 50% e mbartësve të kësaj sëmundjeje ende nuk e dinë që janë me diabet sepse nuk bëjnë diagnostikimin në kohë, kjo edhe për shkak të simptomave të fshehura të kësaj sëmundje, ndërsa 87% e të sëmurëve të diagnostikuar trajtohen me insulinë.

Mjeku Sulejman Budo thotë atë që kanë në familjen e tyre të sëmurë me diabet janë më tepër të riskuara ndërsa shkaku në përgjithësi është konsumimi i ushqimimeve  të ndyrshme dhe mungesa e aktiviteteve fizike.

Por diabeti ka prekur në masë fëmijët dhe kjo edhe për shkak të kequshqyerjes në çerdhe dhe kopshte. Mjekja Luftime Bruka thotë se mbi 10% e fëmijëve janë diabetikë.

Institiuti i sigurimeve dhe kujdesit shëndetësor trajton me barna të rimbursueshme 57.900 persona, për shkak të rritjeve të numrit të të prekurve ISKSH së shpejti do të vendosë një aparat të ri për matjen e diabetit.
Mjekët kanë ofruar matje falas të diabetit për popullatën duke i sensibilizuar qytetarët që të bëjnë më tepër kontrolle dhe analiza për diabetin për të trajtuar këtë sëmundje që ndryshe quhet si “vrasësi i heshtur”.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.