Tenton të çajë Atlantikun përmes tollumbaceve me helium

Një aeronaut që u bë personi i parë që fluturoi në kanalin anglez është duke u përpjekur për të kaluar të gjithe Oqeanin Atlantik, duke përdorur 365 tollumbace te mbushura me helium.

Jonathan Trappe, 38 vjeç, ka në plan të fluturojë 2.500 milje verën e ardhshme mbi një varkë shpëtimi e gjate 2 metra të lidhur tek tollumbacet.

Z. Trappe ka shfrytëzuar këtë interes të madh publik në aventurat e tij të mëparshme për të nisur një apel me vlere prej $ 300,000 (£ 186,000) për fansat e mbledhur kryesisht online, per te mbuluar koston e shtrenjte te balonave te tij të veçanta UV rezistente ndaj rrezeve UV, per te cilat ai do të ketë nevojë për te arritur rekordin ne fluturimin e tij. Ai ka investuar tashmë 170.000 $ (106.000 £) në kete mision.

Kalimi i Atlantikut ka paraqitur një sfidë te vertete për balonistet për dekada të tëra. Pesë të tille kanë vdekur duke u përpjekur në tentative te tilla dhe askush nuk e ka arritur kalimin i bashkangjitur ne tollumbace te tilla.

Në vitin 2010, Z. Trappe bëri bujë globale, kur ai fluturoi nga Anglia në Belgjikë varur nga nje numer balonash helium, iniciative e njejte me karakterin e Disney-t te quajtur Fredricksen Carl nga filmi “Up”.
Aeronaut, nga Raleigh, North Carolina, është duke mësuar se si të lundrojë një varkë shpëtimi, në rast se ai ka nevojë për tu leshuar në oqean gjatë misionit.

Share

& Comment

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.