Torta gjigante e Pavarësisë, me shije shege


Bashkia e Tiranës ka bërë publike disa detaje të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë, ku midis tyre do të jetë edhe torta gjigante e Pavarësisë, e cila do të jetë me shije shege. Dekori i kësaj torte padyshim që do të jetë me simbolet e shtetit shqiptar: Në qendër të saj do të jetë shqiponja dhe ngjyrat do të jenë kuq e zi. Po ashtu, një element tjetër dekorues i kësaj torte me përmasa gjigante do të jenë gjethet e ullirit, - kjo për arsye të simbolit që mbart kjo pemë. Përgatitja e tortës, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia e Tiranës, do të bëhet nga dhjetëra pasticierë, të cilët janë ofruar në mënyrë vullnetare.

Padyshim që kjo tortë, për arsye të përmasave, ingredientët që duhen për përgatitjen e saj do t’i ketë të shumëfishuar, por ende detaje të tilla nuk janë përfunduar. Torta do të vendoset në shkallët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), ku edhe do të bëhet ceremonia e prerjes së saj.

Aktivitetet festive nga Bashkia për 100-vjetorin e Pavarësisë do të nisin që më datë 26 nëntor. Por më datë 28 Nëntor, kur mbushen plot 100 vjet nga shpallja e Pavarësisë, nga ora 10-14.00 do të zhvillohen këto aktivitete: Ceremonia e prerjes së tortës në TKOB, hedhja e parashutistëve me flamurin kombëtar, si dhe ngritja e skenës për koncertin e pasdites. Gjatë orarit të paradites do të ketë performanca nga Cirku, ekspozita me temë 100-vjetorin e Pavarësisë, si dhe shfaqje të 100 animatorëve të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.