Wollfarth: Mosmiratimi i ligjeve, zhgënjyese. Arvizu: Merrni lexoni librat për qeverisje

Një ditë pasi Parlamenti nuk votoi tre ligjet e kërkuara nga Brukseli ka ardhur edhe reagimi i dy ambasadorëve të akredituar në Tiranë Eugen Wollfarth dhe Aleksandër Arvizu.

Ndërsa kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Wollfarth i ka bërë thirrje sërish klasës politike t`i votojnë këto ligje, diplomati amerikan i cili ka vizituar sot panairin e librit ka theksuar se s`ka asnjë apel.

“Është zhgënjyese ajo që ndodhi dje në Parlament por ka ende kohë që këto ligje të miratohen. Ajo që tashmë kemi në tryezë është për të tashmen dhe të ardhmen. Ftoj  politikën të marrë vendime për të mirën e qytetarëve. Konsensusi është i vështirë por jo i pamundur” është shprehur ambasadori Wollfarth.

“Nuk kam apel për votimin e ligjeve me 3/5. Nëse doni të mësoni se si qeveriset, si luftohet korrupsioni merrni librat që keni prezantuar në Panairin e Librit. Nëse doni të mësoni se si përmirësohet komunikimi merrni këto libra ” ka theksuar Arvizu.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.