Ciljeta gati si Demi Moore para dy dekadave

Pozimi totalisht nudo, si shtatzene, i artistes se hollivudit, Demi Moore, para 22 vjet me pare per revisten "Vanity Fair", konsiderohet si nje nder pozimet me te famshme per kopertina qe atehere shkaktoi zhurme te madhe ne media. Ky pozim eshte kopjuar me vone nga shume yje boterore si Mariah Carey, Britney Spears, Jessica Simpson, Christina Aguilera etj.

Ciljeta, e cila eshte ne muajin e fundit te shtatzenise, ka pozuar nudo per revisten "Anabel" duke bere nje hap te guximshem sikur Demi Moore para me shume se dy dekadave. Por, jo krejtesisht si aktorja hollivudiane, pasi Ciljeta ka tjeter pozim dhe ka mbuluar pjeset intime me karajfile te kuq, derisa Demi i mbulon ato ne menyre krejtesisht natyrale me gjymtyre. Por, nuk ka dyshim, Ciljeta lulezon ne kete foto dhe sic e cileson revista, duket te jete shtatzenia me seksi qe kemi pare.

Megjithese, kemi shijuar edhe me heret foto te vipave shqiptare shtatzene qe zbuluan barkun per kopertina, disa edhe gjysem nudo, si Aurela Gace, Ingrid Gjoni, Elsa Lila, Jonida Maliqi, duhet thene se Ciljeta ka realizuar verzionin me te guximshem dhe me te bukur deri tani, dalgadal duke thyer cdo tabu vendor.

Ciljeta ka bere te ditur qysh para lindjes, se djalin do ta pagezoj me emrin Fernando, ndersa planifikon ceremonine e marteses me Tomason kur bebi te behet 1 vjec.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.