"21 janari", Gjykata shtyn për në 24 tetor seancën


Shtyhet për të disajtën herë seaca gjyqësore për ngjarjet e 21 janarit.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të shtyjë për në 24 tetor seancën gjyqësore pas mungesës së avokatit të gardistit Agim Llupo.

Ndërkohë vetë gardisti Llupo gjatë deklaratës së tij në seancë ka këmbëngulur se në 21 janar ka zbatuar vetëm ligjin.


“Kam 15 muaj që jam në burg dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë dëshmi timen. Në 21 janar kam zbatuar ligjin dhe kam qëlluar vetëm në ajër. Protestuesit më kanë qëlluar me gurë dhe me mjete të forta dhe për pasojë mu dëmtua edhe automatiku. Më pas më ndërruan automatikun po nuk kam qëlluar më në ajër sepse situata u qetësua” tha Llupo.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.