Rama në Bukuresht, takim me kryeministrin Ponta


Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në kuadër të vizitës së tij në Bukuresht ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Rumanisë, Viktor Ponta, me të cilin ka folur rreth prespektivës europiane dhe planit të bashkepunimit sot ne opozite e neser ne qeveri. Këtë takim kryesocialisti Rama e ka pasqyruar në rrjetin social twitter, duke e shoqëruar dhe me një fotografi nga takimi mes tyre.


“Me kryeministrin Viktor Ponta per perspektiven europiane dhe planin e bashkepunimit sot ne opozite e neser ne qeveri!Qendrimi i Rumanise per Kosoven nje tjeter teme e rendesishme e bisedes,qe u mbyll me kembimin e shenjave te miqesise” shkruan Rama.


Gjatë paradites kreu i PS-së Rama ka pasur një takim me studentë shqiptarë në Bukuresht. Takimi mes Ramës dhe studentëve është bërë ë Hotel Continental, aty ku ka qëndruar edhe themeluesi i shtetit, shqiptar, Ismail Qemali, para se të nisej për në Vlorë, ku edhe do të shpallte pavarësinë.

Share

& Comment

0 commenti:

Posta un commento

 

Copyright © 2015 Albzoom - Television Guide™ is a registered trademark.

Designed by Templateism. Hosted on Blogger Platform.